E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani-Hamasit: Mos bëj kompormis me Izraelin

Lideri supreme i Iranit Ali Khamenei ka paralajmëruar lëvizjen palestineze islamike Hamas që të mos bëjë “kompromis” në luftën kundër Izraelit.

Komentet e tij vijnë, ndërsa kryeministri i Gazës nga lëvizja Hamas Ismail Hanija po viziton Iranin.

Lideri i Hamasit Khaled Meshal ka nënshkruar një marrëveshje me presidentin palestinez Mahmud Abas në fillim të këtij muaji, sipas së cilës, Abas emërohet në krye te një qeverie të përkohshme, e cila ka për detyrë të organizojë zgjedhjet e këtij viti.

Izraeli e sheh Hamasin si organizatë terroriste ndërsa Irani e furnizon atë me armë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›