E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, probleme në Portin e Durrësit

Kushet e vështira metereoligjike kanë rënduar situatën në qytetin bregdetar të Durrësit. Era dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në portin më të madh të vendit në një kohë që janë provokuar edhe përmbytje në disa zona të qytetit.
 

Kapiteneria ka pezualluar lëvizjet e anijeve të peshkimit dhe atyre tregtare por ka vazhduar lëvizja e trageteve. Situata e vështirë pritet që të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim pasi sipas meteorologëve moti i keq me reshje intensive shiu dhe erë do të na shoqërojë të paktën edhe përgjatë kësaj jave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›