Irani: Jemi të habitur nga vendimi i Marokut
Teheran -Ministri iranian i Punëve të Jashtme Manouchehr Mottaki deklaroi ost se Irani është befasuar nga vendimi i Marokut për të prishur marrëdhëniet e tij diplomatike."Veprimi i ndërmarrë nga qeveria marokene është befasues dhe ngre disa pyetje", deklaroi Mottaki."Ne prisnim një delegacion parlamentar maroken për të marrë pjesë në konferencën mbi Gazën (që u zhvillua këtë javë) por ata nuk erdhën. Ne do t'i japim përgjigjen tonë në një deklaratë sot", vijoi ministri. Maroku vendosi dje të prishte marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Më 25 shkurt, Rabati kishte thirrur për konsultime për një javë të Ngarkuarin e tij të përkohshëm me Punë në Teheran, me qëllim që të protesonte kundër "shprehjeve të papërshtatshme" të Iranit lidhur me mbështetjen e Rabatit ndaj Bahreinit. Ministri maroken i Punëve të Jashtme, Taieb Fassi Fihri, thirri në të njëjtën ditë ambasadorin e Iranit në Rabat, Vahid Ahmadi, për t'i bërë të ditur protestën e tij.
Marrëdhëniet mes Iranit dhe Bahreinit u vunë në vështirësi kohët e fundit pas deklaratës së një drejtuesi iranian që e kishte cilësuar Bahreinin si "provinca e 14-t iraniane". Por të dielën e kaluar, Irani i bëri të ditur Bahreinit se e respektonte sovranitetin e tij dhe nuk dëshironte "t'i hapte dosjet e të shkuarës" lidhur me pretendimet e kësaj mbretërie me shumicë shiite, por e qeverisur nga një dinasti.