Pakistan, 10 të vdekur nga një atentat me bombë
Islamabad -Si pasojë dy atentateve kamikaze të ndodhur në qytetin më të madh në veriperëndim të Pakistanit, ka lënë të vdekur të paktën 10 persona, shtatë anëtarë të forcave të sigurisë dhe tre civilë, bëri të ditur policia dhe zyrtarë lokalë. Banorët e lokalitetit Badaber kishin lajmëruar policinë për praninë e një veture të dyshimtë që ishte ndaluar në trotuar me një trup brenda. ''Vetura shpërtheu ndërkohë që policët po i afroheshin'', deklaroi polici lokal, Gran Ullah. "Nga atentatet u vranë gjithashtu dhe pesë policë dhe dy roje kufitare'', theksoi ai.
''Bomba me telekomandim përmbante 30 kilogramë eksploziv'', theksoi një zyrtar i policisë. "Dy civilë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur një bombë artizanale shpërtheu në rrugë gjatë kalimit të një karvani paraushtarak, forca të ngarkuara me mbikëqyrjen e kufirit me Afganistanin'', deklaroi një zyrtar i administratës lokale, Atif Khan.
Ndërkohë, po sot një avion amerikan pa pilot u rrëzua sot nga talebanët në një zonë tribale në veriperëndim të Pakistanit, në kufi me Afganistanin, njoftuan drejtues lokalë.