E Diel, 1 Nëntor 2026

Zidane: Gareth Bale nuk vlen 100 milion euro

Zëvendës trajneri i Realit të Madridit ka befasuar, duke lëshuar një deklaratë të papritur lidhur me blerjen më të re të klubit, Zinedine Zidane u shpreh Real Gareth Bale, nuk e arsyeton shumën e parave që është blerë.

Ndihmës trajneri i Los Blancos, i cili për shumë vite e mbajti rekordin si futbollisti më i shtrenjtë kur kaloi nga Juventusi në Santiago Bernabeu (2001), thotë se 100 milionë euro është një shifër të cilën nuk e arsyeton asnjë futbollist.

“Para dhjetë vitesh mua më blenë për 75 milionë euro dhe unë thash se nuk vleja aq. Edhe tani mendoj se asnjë lojtar nuk mund ta ketë këtë vlerë. Është futbolli, fatkeqësisht. Është e pakuptueshme të paguash aq shumë para”, ka thënë 41-vjeçari për Canal Plus, ndërsa më pas e ka lëvduar kualitetin e uellsianit.

“Bale është një lojtar që ka potencial të jashtëzakonshëm, të cilin e ka demonstruar gjatë tre viteve të kaluara dhe është padyshim në mes të tre futbollistëve më të mirë. Mirëpo, ai akoma mund të përparojë. Mendoj se mund t’i sjellë shumë Madridit”, ka shtuar Zizu.

(a.k/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›