Irani-SHBA-së: Çdo kërcënimi do t`i përgjigjemi me kërcënim

Në vazhdën e replikave SHBA-Iran, kësaj radhe një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kopetenca t`i tregojnë Teheranit se çfarë të bëjë në Ngushticën e Hormuzit. televizioni shtetëror iranian.
Televizioni shtetëror Iranian citon Hosein Salami të ketë thënë se çdo kërcënim do të kundërpërgjigjet me kërcënim nga ana e Iranit.
“Ne nuk do të heqim dorë nga lëvizjet tona strategjike, edhe në qoftë se interesat vitale të Iranit janë minuara në çdo aspekt ", ka thënë Salami.
Më herët Pentagoni ka bërë të ditur se nuk do të tolerojë asnjë ndërprerje përgjatë Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e rëndësishme për shumicën e naftës së Lindjes së Mesme për tregjet botërore.