Çavez: SHBA komplot ndaj liderëve të Amerikës Latine?

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez ka vënë në pikëpyetje rastet e fundit me kancer në radhët e liderëve të Amerikës Latine, duke spekuluar nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të fshihen pas këtyre sëmundjeve.
Çavez i është referuar diagnozës së presidentes së Argjentinës, Kristina Fernendez, duke treguar se si ai dhe liderët e Brazilit dhe Paraguait kanë pasur probleme shëndetësore së fundmi .
Ai pohoi se një gjë e tillë është “shumë e çuditshme” dhe se e pyet veten nëse Shtetet e Bashkuara mund të kenë gisht në këtë çështje.
Megjithatë, ai shtoi se nuk po e akuzon Uashingtonin, pasi nuk ka fakte.
Ka kohë që Çavez ka hedhur idenë e një mundësie komploti nga qeveria amerikane për rrëzimin e tij nga pushteti.