Irani akuzon Izraelin për atentatin në Burgas

Izraeli e akuzoi edhe grupin libanez shiit Hezbollah për sulmin, ndërsa Teherani e hodhi poshtë akuzën.
"Është e çuditshme që vetëm disa minuta pas sulmit terrorist përfaqësuesit zyrtarë izraelitë kumtuan se prapa tij qëndron Irani", deklaroi ambasadori i Iranit në OKB, Mohamed Hazai, gjatë debatit për Lindjen e Afërt në Këshillin e Sigurisë të KB-së.
"Ne asnjëherë nuk kemi ndërmarrë dhe nuk do të ndërmarrim tentativë të këtillë kundër njerëzve të pafajshëm", tha diplomati iranian.
"Operacion i këtillë terrorist mund të planifikohet dhe kryhet vetëm nga regjimi i njëjtë, historia e shkurtër e së cilit është plot me operacione të terrorizmit shtetëror dhe vrasje, që kanë për qëllim të implikojnë edhe të tjerët në emër të interesit të ngushtë politik", tha Hazai.
"Unë mund të theksoj shumë shembuj, të cilët tregojnë se si ky regjim i ka vrarë qytetarët e vetë dhe hebraikët e pafajshëm gjatë njëzet viteve të fundit", shtoi diplomati iranian.