E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson lavdëron Kagawan

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka thurur lëvdata për futbollistin Shinji Kagawa, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren ndaj Shanghai Shenhua.

Ish futbollisti i Borussia Dortmundit e realizoi golin e fitores, në këtë ndeshje miqësore, në minutën e 67-të.

“Mendoj se e poseduam topin dhe Kagawa ishte i involvuar në shumicën e kohës në këtë posedim. Ai luajti si është më së miri. Po bëhet lojtar shumë i mirë dhe ka impresionuar sonte”, ka thënë trajneri skocez. Ndërkohë, në ekipin e ‘Djajve të Kuq’ u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar, Frederic Veseli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›