E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka i ofrohet Interit

E ardhmja e Leite Kakas mund të jetë e lidhur me qytetin e Milanos, por jo edhe me ekipin e Milanit. Sipas medieve italiane, Real Madridi ia ka ofruar Interit mesfushorin brazilian, në këmbim të mbrojtësit brazilian të Nerazzurrëve, Douglas Maicon.

Ideja duket se është e trajnerit Jose Mourinho, i cili e do Maiconin në ekip, derisa Kakan e ka liruar.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se klubi i Massimo Morattit do të tentojë ta transferojë edhe sulmuesin e Milanit, Antonio Cassano, i cili nuk ndihet pjesë e rëndësishme e projektit Rossoner dhe mund të lëviz nga ekipi i Massimiliano Allegrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›