E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri i te vdekurve nga sulmi ne Nigeri arrin ne 23 vete

Kombet e Bashkuara thone se numri i te vdekurve ne Nigeri nga sulmi me bombe i se premtes ka arritur ne 23 vete. Sulmi ndodhi ne nje ndertese ku i kane zyrat Kombet e Bashkuara ne kryeqytetin nigerian. Nje zedhenes i OKB-se tha se rreth 81 persona jane plagosur ne sulm. Nensekretari i Pergjithshem i OKB-se vizitoi disa nga te plagosurit ndersa zyrtaret nigeriane vazhdojne hetimet. Deshmitaret thane se nje person kreu sulmin vetevrases duke kaluar me force me makinen  e tij dy pikat e kontrollit. Nje zedhenes i grupit radikal islamik Boko Haram i tha Zerit te Amerikes se sulmin e organizoi grupi i tij. Presidenti nigerian Googluck Jonathan eshte zotuar se do ta veren nen kontroll terrorizmin ne vendin e tij ndersa Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon tha se veprime te tilla terrosite jane te papranueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›