Irani arreston të rinjtë, për përdorimin e pistoletave të ujit

Policia iraniane ka nisur të veprojë kundër disa të rinjve, që po organizonin lojëra me pistoleta uji.
Agjencia e lajmeve “Mehr”, bëri të ditur se nga forcat policore janë arrestuar disa të rinj, të cilët në raportet e mediave, cilësohen “rebelë”.
Lojërat me ujë në Iran vlerësohen të jenë në kundërshtim me normat islame. Konservatorët thonë se lojërat me pistoleta uji janë të pamoralshme dhe duhet të zhduken për të parandaluar “çoroditjen” e rinisë.