Olldashi inspekton punimet e superstradës Levan -Tepelenë

Përfundimi i superstradës Levan -Tepelenë pranverën që vjen do të ulë ndjeshëm trafikun në zonën jugore të vendit. Kështu sezoni i ardhshëm turistik pritet që të ketë një situatë më të përmirësiuar të trafikut nga rrethrotullimi i segmentit të Levanit deri në Tepelenë.
Gjatë inspektimit të punimeve të superstradës Levan-Tepelenë ministri i punëve publike dhe transportit Sokol Olldashi deklaroi se punimet në superstradën Levan -Tepelenë kanë avancuar mirë dhe kanë hyrë tashmë në fazën e asfaltimit intensiv.
Konkretisht, në lotin e parë Levan-Damës, kanë përfunduar mbi 60 % e punimeve dhe janë asfaltuar tashmë 20 kiliometrat, nga 38 gjithësej që është ky lot. Superstrada Levan-Tepelenë , që financohet nga Bei dhe Berzh, është e ndarë në dy lote dhe bën pjesë në korridorin veri-jug.