SHBA përshëndet konsensusin për sanksionet kundër Phenian
"Ne kemi zhvilluar diskutime intensive me të gjithë vendet e rajonit'', deklaroi për shtypin një përfaqësues i administratës amerikane.
''Ata kanë bërë të qartë publikisht dhe privatisht se kanë rënë dakord për të aplikuar plotësisht rezolutën 1874 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Ndodhemi në stadin përfundimtar të diskutimeve mbi përcaktimin e personave dhe entiteteve në bazë të termave të rezolutës 1874", shtoi përfaqësuesi. ''Kina theksoi se një aplikim strikt i sanksioneve të OKB-së është zgjidhja e vetme për të bërë Phenianin të ulet në tavolinën e negociatave dhe për të braktisur programin e tij bërthamor'', konfirmoi një përfaqësues tjetër amerikan.
"Kemi arritur një konsensus të gjerë, duke përfshirë këtu dhe Kinën, për atë që duhet të bëjmë'', shtoi përfaqësuesi.
Rezoluta 1874 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar në përgjigje të provave bërthamore koreano veriore më 25 maj, parashikon në mënyrë të veçantë inspektimin e ngarkesave të dërguara në Korenë e Veriut që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetet bërthamore ose raketat.
Kjo rezolutë ndalon furnizimin e çdo shërbimi financiar që dyshohet se përfiton nga programi i armatimeve koreano veriore dhe OKB-ja do të publikojë tashmë një listë me anë të së cilës do të ndalohen të gjitha lidhjet financiare.