Presidenti çeçen akuzohet për vrasjen e Estemirovës
"Unë e di, jam i sigurt për identitetin e fajtorit për vrasjen e Natalia Estemirovës, ne e njohim të gjithë, emri i tij është Ramzan Kadyrov", deklaroi në një komunikarë dje në mbrëmje Oleg Orlov, përgjegjës i "Memorial".
Ramzan Kadyrov "e kërcënonte Natalian, e fyente dhe e konsideronte si armike personale", vijoi ai.
"Ne nuk e dimë nëse urdhrin e ka dhënë ai vetë apo nëse e kanë bërë bashkëpunëtorët e tij për t'i bërë qejfin shefit", shtoi Orlov.
Fituese e shumë çmimeve, Natalia Estemirova, 50 vjeçe, që denonconte vazhdimin e krimeve në Çeçeni, zyrtarisht në paqe, u gjet e vdekur në Republikën e Ingushetisë në Kaukazin rus, pasi u rrëmbye po dje në Çeçeni.
Kadyrov e cilësoi dje si "çnjerëzore" vrasjen e saj dhe premtoi t'i mbikëqyrte personalisht hetimet, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria-Novosti.