E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet situata, vazhdojnë operacionet e ndihmës

Akset kryesore të rrugëve kombëtare janë të hapura për qarkullimin e mjeteve, si Tiranë - Kukës - Morinë; Bajram Curri - Morinë; Tiranë - Bulqizë - Peshkopi; Tiranë - Shkodër - Muriqan; Tiranë - Shkodër - Han i Hotit; Tiranë - Gjirokastër - Kakavijë; Vlorë - Sarandë; Tiranë - Elbasan - Qafë Thanë; Qafë Thanë - Pogradec - Korçë etj.
Sipas burimeve të mësipërme po punohet në të gjitha rrugët rurale për hapjen e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë transportuar të sëmurë me helikopterë në spitalet rajonale Kukës, Shkodër, Peshkopi dhe Bajram Curri.

Forcat Ajrore, veçanërisht helikopterët e Bazës Ajrore të Farkës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, vijojnë misionet e tyre humanitare në ndihmë të popullsisë së zonave të bllokuara nga reshjet e shumta të borës.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-18 18:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›