Presidenti palestinez ngushëllon familjet e viktimave

Presidenti i Palestinës ka ngushëlluar sot familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. Përmes një mesazhi drejtuar kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, ai thekson se lutet për viktimat dhe të plagosurit e aksidentit.
“Ngushëllimet më të thella për tragjedinë. Lutemi që shpirtrat e tyre të prehen në paqe. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurat”thuhet në mesazhin e Presidentit.