E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri shkolla ne Tirane kthehen ne 6 vjecare

Për herë të parë tre shkolla nënte vjeçare neë Tiranë do të kthehen në gjashte vjeçare. Kjo është një iniciative e drejtorisë arsimore të kryqytetit, e cila synon eleminimin e mësimit me turne. Kështu me nisjen e vitit të ri shkollor në shkollën “Sabahudin Gabrani” do të zhvillojnë mësim vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtë, ndërkohë që nxënësit e klasave nga e shtata në të nëntë do të zhvendosen në një godinë të re pak metra larg shkollës. Pavarësisht se nuk do të jenë në të njëjtin ambjent sipas drejtoreshës Eva Hoxha nxënesit do të zhvillojnë mësim me të njëjtit mësues

Një tjetër shkollë që do t’i nënshtrohet ristrukturimit është “Kongresi i Lushnjes”.
Në të do të zhvillojnë mësim nxënësit e 23 klasave nga e para në të gjashtë dhe ato të 12 klasave të tjera nga e shtata në të nëntë do të mësojnë në shkollën “Xhezmi Delli”

Me të njëjtën strukturë do të funksionojë edhe shkolla “Androkli Kostallari”.
Nxënësit e klasave të larta të të cilës do të zhvendosen në shkollën e re, e ndërtuar dhe e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme nga Bashkia e Tiranës dhe ndodhet fare pranë shkollës nënte vjeçare ekzistuese

Riformatimi i arsimit parauniversitar sipas sistemit gjashtë klasë, arsim fillor, tre klasë, arsim bazë dhe tre të mesëm është dhe një nga ndryshimet e ligjit të ri miratuar nëe paralament me 116 vota pro rreth dy muaj më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›