BE-ja kërkon rivendosjen e dialogut në Lindjen e Afërme
Bashkimi Evropian do të ndërmarrë një nismë të re për negociata mes palestinezëve dhe izraelitëve. Përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së Catherine Ashton, bëri të ditur se me 14 mars do të nisë një vizitë shtatëditore në Lindjen e Afërme.
Ajo do të vizitojë Izraelin, Egjiptin, Sirinë dhe Jordaninë. Ka parashikuar një vizitë edhe në Gazë, por nuk do të ketë kontakte me Hamasin radikal.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha se qëllimi i vizitës është rivendosja e dialogut të drejtpërdrejtë mes palestinezëve dhe izraelitëve.
"Ne evropianët edhe më tej duam të jemi shumë aktiv në procesin paqësor të Lindjes së Afërme. Apelojmë tek të dy palët që të mënjanojnë pengesat, me qëllim që të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta", theksoi ai.
Në takimin që përfundoi në Cordoba, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord që në prill të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të Bosnje - Hercegovinës.
Ndërsa në qershor do të zhvillohet në Sarajevë samiti i BE-së me vendet e Evropës Juglindore. Deri tani nuk është e qartë, nëse në këtë samit do të ftohet edhe Kosova.