Irani gati të nisë bisedimet me perëndimin
Irani ka rënë dakord që të nisë bisedimet me gjashtë fuqitë e botë mbi programin nuklear. Kjo vjen një ditë pasi OKB ka konfirmuar se Teherani po prodhonte 20% të uraniumit të pasuruar.
Gjatë vizitës në Turqi, kryetari i parlamentit Ali Larijani tha se vendi i tij ka pranuar ofertën e Ankarasë për të rinisur bisedimet. Bisedimet kanë ngecu që prej takimit të Stabollit mbajtur një vit më parë.
Ai tha se Irani ishte gati për të bisedime serioze me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë në OKB dhe Gjermanisë. Negociatat mund të japin rezultat nëse janë serioze dhe jo një lojë, u shpreh Larijani.
Pavarësisht kësaj, përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme në BE, Katherin Ashton është shprehur se po pret përgjigjen e letrës që formalisht ia ka dërguar që në tetor, ku Irani ftohet për bisedime.
Analistët thonë se 20% e uraniumit të pasuruar është një hap i madh drejtë prodhimit të armëve nukleare por Irani thotë se po e bën këtë për arsye paqësore (për prodhimin e energjisë).
Turqia është vendi që merr rreth 30% të naftës nga Irani pavarësisht presionit të SHBA-së që të ndërpresë marrëdhëniet tregtare me Iranin.
Tensioni mes Iranit dhe Perëndimit është rritur veçanërisht pas sanksioneve të SHBA-së për bankën qendrore ndërsa BE pritet të në fund të këtij muaji të vendos edhe embargo për importin e naftës. Irani nga ana e tij ka kërcënuar se do të mbyllë kanalin e Hormuzit ku kalon 20% e naftës që tregtohet në botë.