E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, marrëveshje me shoqatën e grave afariste

Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e grave profesioniste dhe afariste. Kryetari Nikolin Jaka u shpreh se kjo do të ndikoj në rritjen e numrit të grave që merren me biznes.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe zv.ministrja e punës çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta Fiolloreta Kodra e cila deklaroi që synimi i qeverisë është shtimi i numrit të grave në biznes.
Kjo marrëveshje përfshin përveç detyrave të përbashkëta dhe disa veprimtari siç janë pjesëmarrja në panaire apo përzgjedhja e zejtares së vitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›