E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani i gatshëm ta “shkatërrojë” Izraelin

Irani është gati të shkatërrojë Izraelin dhe bazat amerikane në rajon, në rast të një sulmi ushtarak izraelit kundër projekteve të tij bërthamore. Këtë deklaratë e bëri gjenerali Mohammad Ali Jafari, komandant i Gardës Revolucionare të Iranit, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

“Në rast sulmi kundër Iranit, nga Izraeli nuk do të mbetet asgjë, duke pasur parasysh shtrirjen e kufizuar të tokave të tij dhe forcën e raketave tona", ka thënë Ali Jafari.

"Asnjë zonë e Izraelit nuk do të kursehet", tha ai.

Prej disa javësh, autoritetet izraelite pohojnë se janë gati të sulmojnë impiantet bërthamore iraniane, për të ndalur programin e diskutueshëm të Teheranit, që sipas Izraelit, ka vetëm qëllime ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›