Llorente pret janarin

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente ka insistuar se është i pasigurt rreth të ardhmes së tij në San Mames.
Reprezentuesi spanjoll u inkuadrua nga bankina dhe shënoi në barazimin 3-3 në Espanyol të dielën, derisa mbetet në dyshim për qëndrim të mëtutjeshëm në klub, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe ai ka njoftuar se nuk dëshiron ta vazhdojë atë.
“E ardhmja ime tani për tani është në Athletic, por do të ulemi për të biseduar në janar dhe të shohim se çka do të ndodhë”, deklaroi Llorente gjatë një konference për shtyp. Sulmuesi kërkohet nga Juventus.