E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani inauguron një raketë të re

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se kanë përfunduar me sukses ndërtimin dhe testimin e një rakete të re balistike me rreze të shkurtër, të quajtur “Fateh-110” ose “Pushtuesi”.

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad ka përuruar armën e re ditën e martë, vetëm dy javë pas testimeve të saj të para.

Në fjalimin e rastit, ai ka deklaruar se qëllimi i Teheranit nuk është agresiv, por vetëm ndërtimi i armëve të afta që të mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e vendit nga çdo sulm i jashtëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›