E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Romni kërkon largimin e Akinit nga gara

Kandidati republikan për president Mit Romni ka kërkuar nga kongresisti Tod Akin, që të largohet nga gara për Senatin amerikan pas komenteve të tij rreth përdhunimit dhe shtatzanësisë.

Në një deklaratë të shkruar, Romni tha se “përfaqësuesi Tod Akin duhet ta pranojë këshillën e republikanëve të shtetit të tij, Mizurit dhe të largohet nga gara.

Të martën, Akin kërkoi sërish falje për komentet e tij, por refuzoi që të largohet nga gara.

Republikanët kanë frikë se kandidatura e tij njollos partinë e tyre dhe kërcënon shansin e tyre për të fituar shumicën në Senat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›