E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin të premten bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Zyratërt e Agjencisë së OKB-së për Energji Atomike takohen me përfaqësuesit iranianë në Vjenë të premten (24 gusht) për të diskutuar çështjet e pazgjidhura në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Njoftimi u bë nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Bisedimet, në të cilat do të marrin pjesë zyrtarë të lartë ANEB-it do të zhvillohen vetëm pak ditë përpara se agjencia e OKB-së do ta publikojë raportin e tij të fundit tremujor mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit.

ANEB i ka bërë presion Iranit që të lejojë hetimet në zonat iraniane ku dyshohet se po kryhen hulumtime për krijimin e armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›