E Shtunë, 31 Tetor 2026

E festojnë gjenocidin në Srebrenicë

Ligjërisht dhe në mënyrë të rregullt siç zakonisht edhe ndodhë në Serbi gjatë çdo korriku, ndonjëra nga organizatat e shumta fashisto-naziste e feston gjenocidin ndaj 8,000 boshnjakëve të likuiduar në Srebrenicë. Sivjet, këtë epsh prej kasapi po e nxitë lëvizja popullore (SNP) serbe Nasi (Tanët). Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 20:00

Sipas kumtesës për media, SNP Nasi fton të gjithë serbët atdhetarë që të jenë pjesë e aksionit “Me Fat 11 Korriku, Dita e Çlirimit të Srebrenicës”, i cili ka për qëllim të përkujtojë “se në atë ditë, të vitit 1995, Ushtria e Republika Srpska’s çliroi këtë çerdhe ushtarake myslimane, duke parandaluar kështu gjenocidin ndaj serbëve, i cili zgjati që nga viti 1992”.

Këta fashistë me kokarda po i bëjnë thirrje publike qytetarëve që nga web-faqja e SNP Nasi “shkarkojnë propozimin për pllakat, i cili është bërë në formatet A3 dhe A4, të shumëzojnë pllakatet, dhe që deri më 11 korrik, t’i ngjisin ato nëpër lokacione të dukshme në vendet ku jetojnë”.

Sipas saj që thuhet në kumtesë, “në pllakatin që është bërë në kuadër të aksionit ‘Me Fat 11 Korriku, Dita e Çlirimit të Srebrenicës’ shihet fotografia e heroit serb, gjeneralit Ratko Mladic, në mënyrë që t’i dërgohet porosia regjimit tradhtar se Mladic, megjithëse në Hagë, fare nuk është hero më i vogël për qytetarët e Serbisë, dhe se falë tij Srebrenica ndodhet në kuadër të Republika Srpska’s”.

Nuk ka kurrfarë indicesh që Ministria e Brendshme e Serbisë ka reaguar, e as se do të reagojë në të ardhmen. fashizmi serb në këtë shtet ka mbrojtës të fuqishëm, pavarësisht tregimit të ëmbël politik për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe për bashkëpunimin rajonal. (e-Novine)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›