Thellohet skandali. Perfshihet edhe kryeministri britanik

I gjithë vendi është i shokuar nga skandali i përgjimeve e do t’i shkojmë çështjes deri në fund, premtoi David Cameron gjatë një konference për shtyp mbi përgjimet abusive. Cameron është përfshirë në skandal pasi ndër te hetuarit kryesorë qe rrezikojne arrestin është Andy Coulson, ish- drejtues i «News of The World» e ish- zëdhënës i kryeministrit që sot u paraqit në stacionin e policisë në Londër për tiu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit.
Cameron premtoi krijimin e një komisioni hetimor mbi çështjen. Bëhet fjalë për një komision të udhëhequr nga një gjykatës që do të hetojë jo thjesht punonjësit e shtypit, por dhe mënyrën se si funksionon policia e politika.
Kryeministri mori përsipër përgjegjësinë e për marrjen në punë të Coulson si zëdhënës të tij e kërkoi dorëheqjen e Rebekah Brooks, administratore e deleguar e News international, ish- drejtuese e «News of The World».
Media britanike sot spekulonte mbi faktin se manjati australian Rupert Murdoch preferoi të mbyllte gazetën kundrejt pushimit nga puna të menaxheres që drejtonte gazetën më të shitur të Britanisë në vitin 2002 kur u përgjua telefoni i Milly Dowler. Perandoria e Rupert Murdoch, manjatit të medias, zhytet kështu në kaos ndërsa “News of The World” ul siparin pas 168 vitesh.