Ekzekutohet meksikani. As Obama nuk arrin ta shpetoje nga vdekja

Nuk ka mundur ta ndalë as presidenti Obama ekzekutimin e mekiskanit Humberto Leal Garcia. Nënshtetasit meksikan iu injektua helm vdekjeprures në burgun e Teksasit. 38- vjecari ishte dënuar me vdekje pas përdhunimit e vrasjes barbare të një 16- vjecareje më 1994. Adoleshenteja ishte masakruar deri në vdekje me një copë asfalti.
Në dhomën e ekzekutimit Garcia i kërkoi falje familjes së viktimës. Avokatët e 38- vjecarit dhe qeveria meksikane deri në fund kërkuan pezullim të vendimit duke theksuar se Garcia nuk ishte informuar mbi të drejtën për të kërkuar asistencë tek autoritetet konsullore të vendit të tij.
Administrata Obama kishte paraqitur kërkesën për shtyrje të ekzekutimit në gjykatën supreme duke theksuar se vdekja e garsias binte ndesh me Konventën e Vienna mbi marrdhwniet konsullore e do të sillte rrezikun e arrestimit pa garanci të qytetarëve amerikanë në meksikë e më gjerë. Por të enjten vonë Gjykata supreme hodhi poshtë kërkesën duke I hapur rrugën ekzekutimit.