Irani kërcënon Britaninë e Madhe

Irani, përmes ministrit të tij të Jashtëm, Manoucher Mottaki, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Britanisë së Madhe.
“Britania do të marrë një grusht në gojë, nëse nuk pushon se foluri kundër regjimit që shtypi protestat nëIran”, ka deklaruar shefi i diplomacisë iraniane.
Ndërkohë, autoritetet e tjera lokale kane akuzuar mediat e huaja në Teheran se kanë qenë pjesë e një komploti për të shkaktuar një “revolucion” kundër regjimit.
“Përgjegjësit e protestave te ditëve të fundit në Teheran duhet të paguajnë pasojat”, kanë deklaruar autoritetet.
“Fajtore janë armiqtë e revolucionit, spiunët, shtypi i huaj dhe elementë të brendshëm”, janë shprehur krerët e Gardës Revolucionare.