Meta arsyeton ndihmën ndaj Gracanicës

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta deklaroi se mbështetja e qeverisë shqiptare për Kosovën synon forcimin e saj, ndërsa tha se Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë rrugën e bashkëpunimit rajonal.
Këto deklarata zoti Meta i bëri pas komenteve me doza skepticimi mbi vizitën javën e kaluar në Tiranë të një grupi përfaqësuesish politikë të komunitetit serb në Kosovë, me ç’rast qeveria shqiptare bëri të ditur dhënien e një ndihme prej 400 mijë eurosh komunës së Gracanicës.
Për zëvëndëskryeministrin dhe ministrin Meta, deklarata të tilla se qeveria shqiptare po bën më shumë për komunitetin serb në Kosovë, “janë folklorike”.
Meta tha se ndihma prej 400 mijë eurosh e qeverisë shqiptare për komunën e Gracanicës në Kosovë, është “një akt kuptimplotë, një politikë largpamëse e kurajoze”.
“Kjo është një mbështetje edhe për Kosovën” shtoi me tej ai.
Në këtë konteks, zoti Ilir Meta komentoi edhe vizitën e pritshme të presidentit serb Boris Tadiq në Tiranë, vizitë për të cilën autoritetet shqiptare thonë se po punohet.
Ai bëri të ditur gjithashtu se po bisedohej me autoritetet e Beogradit për të njëhsuar diplomat midis dy vendeve.
Meta tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë shqiptarët e Kosovës që studiojnë në Shqipëri dhe duan të integrohen në Serbi./bbc/