E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani kërkon qasje te i akuzuari për komplot në SHBA

Irani ka kërkuar qasje te personi që në Shtetet e Bashkuara mbahet në lidhje me komplotin e dyshuar për ta vrarë ambasadorin saudit.

Ministria e jashtme e Iranit e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Zvicrës, që i përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Iran, për të kërkuar qasje konsullore te personi Mansor Arbabsiar.

Ky person, që ka pasaportë amerikane dhe iraniane, ishte arrestuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara në muajin shtator, për dyshime për komplot për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Washington.

Më herët, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka premtuar përgjigje të fuqishme ndaj çfarëdo “mase jo-përkatëse nga perëndimi”, duke e akuzuar Washingtonin për sajimin e komplotit, për ta shmangur vëmendjen nga protestat “Okupimi i Wall Streetit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›