Irani kontakton me Këshillin e Tranzicionit

Irani ka realizuar kontaktin e parë zyrtar me Këshillin Kombëtar të Tranzicionit në Libi. Ministria e Jashtme iraniane, nëpërmjet një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm, Ali Akbar Salehi, i ka telefonuar kreut të Këshillit, Mustafa Abdel Jalil, duke uruar popullin e Libisë për fitore.
Salehi po ashtu e ka ftuar Jalilin në Teheran, për të biseduar rreth zgjerimit të lidhjeve të ndërsjella. Në deklaratë thuhet se ambasadori iranian, i cili ka lënë Tripolin pas fillimit të trazirave, do të kthehet së shpejti.