E Diel, 1 Nëntor 2026

Albumi fotografik i familjes së Gadafit

Një album fotografish familjare, është gjendur në bunkerin e kolonelit libian, Muamar Gadafit.
Në këto foto shfaqen fëmijët e kolonelit, si dhe një prej grave të tij. Aty janë shfaqur momentet më të rëndësishme të jetës familjare të Gadafit.
 

Ndërkohë që sot, i dërguari i Algjerisë në OKB ka mbrojtur vendimin e vendit të tij për t`i siguruar strehim bashkëshortes dhe tre fëmijëve të liderit libian Muammar Gaddafi.
 

Mourad Benmehidi ka deklaruar se në rajonin e shkretëtirës ka ekzistuar gjithmonë “rregulla e shenjtë e mikpritjes”. Ndërkohë, një zëdhënës i rebelëve e ka kritikuar këtë veprim, duke e cilësuar si një akt agresioni ndaj popullit të Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›