Brukseli kerkon prej Italise reforma te metejshme - Pas uljes se kredibilitetit nga Standard Poors

Zedhenesi i Komisionit Amadeu Altafaj e refuzoi nje koment te drejtperdrejte per uljen e besueshmerise ne huadhenie per Italine nga Standard amp Poors. Sidoqofte terthorazi ai e kritikoi ate. Italia ka nisur hapa te rendesishem konsolidimi dhe do te arrije ta ekuilibroje buxhetin e saj deri ne 2013-en parashikoi zedhenesi. Altafaj nuk sheh rrezik qe prej kursimit te hekurt te mbytet rritja ekonomike perkundrazi Fatkeqesisht disa shtete anetare nuk ia lejojne dot vetes luksin e programeve koniunkturore. Ne Itali hapesira financiare per kete eshte shume e vogel dhe per mendimin tone eshte shume e rendesishme qe konsolidimi te vere bazen per rritje te qendrueshme.
Megjithate edhe Altafaj sheh probleme baze dhe probleme strukturore ne Itali. Dhe u duk sikur ai se paku po aludonte per ate qe Standard amp Poors e shpreh hapur se Italia ka edhe nje problem politik. shte vendimtare qe vendi te ndjeke vendosmerisht nje program reformash per te eliminuar dobesite e thella te ekonomise kombetare. Pra nevojitet urgjentisht arritja e nje konsensusi kombetar ne rrafshin politik dhe midis partnereve sociale per tu marre vesh per nje program te tille te rritjes ekonomike si detyra me urgjente dhe per ta zbatuar ate. Bildunterschrift Kryeministri italian Berluskoni
Nga jashte Komisioni Evropian ka bere vazhdimisht te qarte se sa absurde i konsideron disa gjykime te agjencive te vleresimit. Vec kesaj ai eshte si zakonisht optimist per perspektivat e stabilizimit te euro-zones shumekush do te thoshte se ai eshte optimizem i llogaritur. Por kete here Komisioni mund te ishte fshehurazi i kenaqur qe ulja e kredibilitetit do te ushtroje trysni shtese per reforma mbi politiken italiane. Nje trysni te cilen ai vete nuk do ta ushtronte kaq drejtperdrejt.
Autor160Christoph Hasselbach /160Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama