Mbeshtetja financiare per boten arabe duhet te shkoje me shpejt

Qytetaret tane jane plot shprese ata duhet te shohin perparime te menjehershme.
Dhe kjo vlen jo vetem per formimin e nje qeverie dhe te nje sistemi ligjor apo ndertimin e infrastruktures por edhe per permiresimin konkret te kushteve personale per jeten si per shembull permes nje vendi te punes.
Ndihme per te rinjte160
Ndihmat financiare te Partneritetit Deauville mund te luajne nje rol te rendesishem tha Amri ne konferencen per shtyp pas takimit dhe u shpreh optimist se160 80 miliarde dollaret e premtuar per vendet e Partneritetit do te paguhen se shpejti. Sepse ekonomia egjiptiane per shembull eshte ne gjendje te veshtire
Nuk eshte e fshehte se gjendja jone buxhetore eshte shume e tensionuar ne kemi nevoje per mbeshtetje financiare afatshkurter. Te ardhurat nga turizmi kane rene po ashtu edhe eksportet. Ne kemi nevoje per cdo ndihme qe do te na ofrohej tani.
E gjithe kjo behet para se gjithash per te ndihmuar te rinjte. Ministri i Jashtem francez Alain Juppe citoi nga deklarata perfundimtare e takimit.
Arsimi dhe shkollimi profesional jane vendimtar per punen e partneritetit.
Ekziston gatishmeria thuhet ne deklarate per te mbeshtetur permiresimin e gjendjes ne arsim dhe luftimin e analfabetizmit dhe te papunesise vecanerisht ne mesin e te rinjve.
Kryediplomati francez theksoi se impulset vendimtare duhet te vijne nga vete vendet arabe. Ky eshte revolucioni i tyre faza e tyre kalimtare tha ai.
Raporte midis te barabarteve
Ne takim u ra dakord se nuk ekziston nje recete e perbashket per rrugen e demokracise pasi vendet arabe ndodhen ne faza te ndryshme te revolucionit. Mahmoud Xhibrili kreu i qeverise i Keshillit Kombetar te Libise Kalimtar theksoi se
Raportet e ardhshme ne mes te ketyre pese vendeve dhe G8-es duhet te jene raporte ne mes te barabarteve. Kjo eshte nje pike shume e rendesishme. Perndryshe nga kjo do te zhvillohet160 vetem nje varesi tjeter edhe pse ndoshta ne nje forme apo nje gjuhe tjeter.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i qeverise tranzitore libiane Mahmud Xhibril
Libia ndryshe nga Egjpti Tunizia Maroku apo Jordania nuk do te mbeshtetet financiarisht por vetem do te shkrihen fondet e ngrira te regjimit te Gaddafit.
Ne partneritetin Deauville bejne pjese edhe Arabia Saudite Katari dhe Turqia si dhe institucione si Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore. Pese vendet arabe do te gezojne mbeshtetje ne shkembim te permbushjes se premtimit se do te shpien perpara proceset demokratike ne vendet e tyre dhe do te zbatojne reformat politike dhe ekonomike. Vendet e G8-es nuk duan qe te humbasin shume kohe ne kete drejtim ne menyre qe te parandalohet rritja e forcave ekstremiste.
Takimi i ardhshem do te mbahet me 21 dhe 22 nentor ne Kuvajt. Po ashtu partneriteti me G8-en do te vazhdoje edhe gjate vitit te ardhshem nen drejtimin e amerikaneve premtoi ministri i Jashtem francez Juppe.
Autor Christina Bergmann/ Esat Ahmeti
Redaktoi Auron Dodi