E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani liron sot një nga dy punonjësit e ambasadës britani

Autoritetet iraniane arrestuan nëntë punonjës lokalë të ambasadës britanike në Teheran nën akuzat për nxitje të protestave dhe trazirave, që pasuan publikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Shtatë prej tyre u liruan pak ditë më pas.

"Ambasadori ynë u lajmërua se një nga dy të ndaluarit do të lirohet sot, dokumentet janë nënshkruar dhe nuk do të ketë një proces gjyqësor", deklaroi Miliband në një program të BBC-së.

Miliband tha se duhet të flasë me palën iraniane për t'u informuar lidhur me statusin e të punonjësit të fundit që mbetet i arrestuar.

Vendet e Bashkimit Evropian thirrën dy ditë më parë ambasadorët iranianë për t'u protestuar kundër arrestimit të punonjësve të ambasadës britanike dhe paralajmëruan për masa më të rënda, nëse ata nuk do liroheshin deri javën e ardhshme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›