Sejdiu, letër urimi Obamës për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e festës së 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.
"Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju uroj juve dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Deklarata e Pavarësisë e SHBA-së ka shënuar lindjen e një kombi liridashës dhe që nga ajo kohë ka pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në ngjarje të rëndësishme historike botërore dhe në rritjen e demokracisë"-shkruan në letrën e Presidentit Sejdiu.
Në urim thuhet se qytetarët e Republikës së Kosovës i bashkohen popullit amerikan me respekt të madh dhe admirim në festimin e kësaj dite të rëndësishme, duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj dhe vazhdojnë të mbesin ndër miqtë dhe aleatët e saj më të mëdhenj.