Vietnam/ 8 të vdekur, nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa rajone malore në veri të Vietnamit dhe për pasojë të paktën tetë persona humbën jetën, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërsa janë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe rrugë, njoftuan sot burime qeveritare. Gjashtë persona humbën dje jetën nga rrëshqitja e dheut në provincën Bac Kan, ku dëmtuan rëndë disa rrugë dhe u ndërpre energjia elektrike, thuhet në një komunikatë të qeverisë. Përmbytjet u kushtuan jetën edhe dy personave në provincat fqinje Cao Bang dhe Ha Giang, ndërsa tre të tjerë, përfshi dy fëmijë, u morën nga rrjedha e ujit dhe tashmë janë shpallur të zhdukur, thuhet në komunikatë.
Të paktën 300 persona u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre të dëmtuara nga rrëshqitja e tokës, shumë rrugë dhe të mbjellat u dëmtuan rëndë, thuhej në komunkatën qeveritare ku theksohej se shirat dhe përmbytjet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.