Ekonomia e Katarit rekord per 2010-n

Ekonomia e Katarit shënoi një rritje rekord prej 16% gjatë vitit 2010, shifër shumë më e lartë se rritja mesatarja prej 4,7% globalisht.
Në vendin e dytë u rendit Singapori, me një rritje të paprecedent për vendin prej 14,7%. Lajmin e raportoi gjatë drekës së sotme britanikja “BBC”.
Arritja e Singaporit, ndikuar nga një rritje prej 28,8% në sektorin e prodhimit, është edhe më domethënëse duke patur parasysh se një vit më parë rritja ishte prej vetëm 1,3%.
Pavarësisht se ekonomia kaloi dy vitet e recesionit, vendet më të industrializuara në botë dhe kryesisht ato të Bashkimit Europian vazhdojnë të jenë në vështirësi me rritje negative apo lehtësisht positive gjatë 2010-s.