Opozita kërkon zgjedhje brenda vitit 2009
Prishtinë - Opozita e bashkuar në Kosovë ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale gjatë këtij viti. Përfaqësuesit e partive opozitare, parlamentare dhe jo parlamentare, LDD, AAK, ORA dhe PSD, por jo edhe të AKR, kanë vlerësuar mbajtjen e zgjedhjeve si "strategji dalëse nga kriza e krijuar".
Zgjedhjet duhet të mbahen si rezultat i marrëveshjes së përbashkët mes koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, bazuar në dokumentin e Ahtisairt dhe Kushtetutën e Kosovës, thanë përfaqësuesit e këtyre partive politike. Ata gjithashtu janë marrë vesh që të mbajnë takime të rregullta për bashkërenditje të hapave dhe veprimeve të koordinuara në të ardhmen. Ata thanë pas një takimi të përbashkët se duhet zhvilluar debat për këtë çështje, duke e respektuar pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës. Por askush nga AKR ja nuk ka marrë pjesë në këtë takim.