E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani mohon se po fut armë në Irak, Afganistan

Irani hodhi poshtë pretendimet amerikane se Teherani po kontrabandon armë në Irak dhe Afganistan.

Agjencia Fars citon ministrin Iranian të mbrojtjes, Ahmad Vahidi të ketë thënë se “gënjeshtrat e vazhdueshme dhe qesharake të amerikanëve kanë për qëllim që të justifikojnë gabimet e tyre”.

“The Wall Street Journal” duke cituar zyrtarët anonimë amerikanë, tha se Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit i kanë pajisur aleatët e tyre me predha shpërthyese dhe raketa, nga të cilat tashmë janë vrarë trupa amerikane.

Zyrtarët thanë se iranianët u kanë dhënë talibanëve në Afganistan raketa me rreze të gjatë veprimi, duke rritur kapacitetet e talibanëve për të goditur caqet amerikane dhe të koalicionit nga një distancë e sigurt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›