E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit libianë mirëpresin planin e Unionit Afrikan

Kryengritësit e Libisë mirëpritën një propozim për paqe të Unionit Afrikan, duke thënë se ai nënkupton se Muamer Gadafi nuk duhet të luajë më ndonjë rol në udhëheqjen e vendit.

Liderët e Unionit Afrikan ofruan të premten organizimin e bisedimeve të menjëhershme mes dy palëve në Libi për të arritur armëpushim dhe një proces tranzicioni drejt një qeverie demokratike, por e lanë të hapur çështjen mbi rolin e Gadafit në të ardhmen.

“Ne e kemi kuptuar se fryma e dokumentit është që Gadafi nuk duhet të ketë më ndonjë rol në të ardhmen e Libisë”, ka thënë përfaqësuesi i krengritësve të Libisë për Francën, Mansur Saif al Nasr.

Zyrtarët e Gadafit ende nuk janë deklaruar në lidhje me planin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›