E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ “tradhton” PS-në: Nuk do të bojkotojë Kuvendin

“Është një vendim i gabuar dhe kjo tregon se Rama është në krizë personale. Kriza e Ramës është kthyer në krizë partiake dhe këtë krizë do ta bëjë edhe krizë institucionale me pasoja për vendin”, tha Leondard Solis Sekretari i Përgjithshëm i PBDNJ-së.

Në lidhje me ftesën e Kryeministrit Berisha për koalicion në qeverisje, Solis tha se “ kjo çështje është në diskutim e sipër” , ndërsa për Kongresin e ardhshëm të PBDNJ-së bëri me dije, se do të mblidhet në fund të muajit shtator pas formimit të qeverisë.

PDBNJ hyri në zgjedhjet e 28 Qershorit në koalicion me Partinë Socialiste, si rrjedhim i një marrëveshjeje parazgjedhore. Nga këto zgjedhje PBDNJ ka mundur të marrë një mandat deputeti , të përfaqësuar nga Kryetari i saj Vangjel Dule.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›