Kinë, 11 vjet burg murgut tibetian

Një gjykatë kineze ka burgosur me 11 vjet, një murg tibetian, i cili kishte fshehur një kolegun e tij që i vuri flakën vetes në shenjë proteste ndaj politikës së Pekinit. Gjykata e dënoi atë për “vrasje të qëllimshme”, duke deklaruar se i kishte penguar murgut tjetër, trajtimin mjekësor.
Incidenti ndodhi në muajin mars, në provincën e Sicuanit, ku është i pranishëm një komunitet i madh me etni tibetiane.