Familja e Gadafit, arrin në Algjeri

Bashkëshortja e Muamer Gadafit dhe tre fëmijë të tyre, Aisha, Hanibali dhe Muhamedi, kanë arritur në Algjeri.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e këtij vendi, ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera. Ndërkohë, shefat e koalicionit ushtarak, të përfshirë në konfliktin e Libisë, thanë se lufta në vendin e Afrikës Veriore "nuk ka përfunduar". Në deklaratën e lëshuar pas takimit në Katar, ata theskuan "nevojën e vazhdimit të veprimeve të përbashkëta deri në kohën kur populli libian të arrijë qëllimin e tij, me eleminimin e mbetjeve të regjimit të Gadafit".