Irani nderpret shitjen e naftes per vendet e BE
Zyrtarisht Irani ka ndërprerë shitjen e naftës për kompanitë petrolifere franceze dhe britanike ndërsa kërcënon se do të bëjë të njëtën gjë edhe për Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Holandën dhe Portugalinë. Lajmin e ka publikuar ministri iranian i Naftës, Alizera Nikzad. Ky vendim është marrë ndaj sanksioneve që perëndimi i ka bërë Iranit. Sanksionet që BE i ka vendosur në muajin janar kanë si qëllim detyrimin e Teheranit në dhënien e plotë të informacioneve mbi programin nuklear. Republika islamike eksporton 2,2 milionë fuci naftë në ditë, 18% nga të cilat shpërndahen në tregjet europiane. Aktualisht në nivel botëror konsumohen 89 milionë fuci naftë në ditë. Vendimi i Iranit për ndërprerjen e furnizimit me naftë të vendeve perëndimore ka bërë që cmimi i naftës në tregje të rritet në nivele të larta. Kështi nafta brend e Londrës ka prekur kuotën e 121 dollarëve për fuci. Ndërkohë që në tregjet aziatike cmimi i naftës ka prekur 105 dollarë për fuci. Irani është i dyti në vendet anëtare të OPEC për eksportin e naftës. Nëse Arabia Saudite dhe shtetet e tjera anëtare të OPEC vendosin të mos bashkëpunojnë me Iranin, duke u përpjekur të kompensojnë prodhimin iranian, cmimet do të vijojnë të rriten por duke mbajtur ekuilibrin. Dhe nëse vetëm Arabia Saudite plotëson e vetme boshllëkun me 2 milionë fuci dhe me një ndërhyrje të vogël nga vendet e tjera anëtare, atëherë mund të mbulohen totalisht nevojat për naftën iraniane.