Qeverite leter krereve te BE

Rritja është ndalur, papunësia po shtohet, kriza që po përballojmë është edhe një krizë e rritjes. Kështu shkruhet në letrën e dërguar presidentit të BE, Herman Van Rompuy dhe atij të KE, Jose Manuel Barroso. Letra është firmosur nga Italia, Britania e madhe, Holanda dhe nga nëntë vende të tjera të BE. Ndërkohë që nuk ka firmosur Gjermania dhe Franca. Dokumenti shpreh iniciativat për rritjen e Kontinentit të Vjetër në kuadër të samitit të BE më 1 mars të këtij viti. Dokumenti i dërguar presidentëve të BE, propozon zhvillimin dhe kompletimin e tregut të brendshëm europian, kryesisht sektorin e shërbimeve, më tej kërkohet një treg i vërtetë unik dixhital brenda viti 2015, të realizohet një treg i përbashkët i energjisë, efektiv dhe efikas brenda vitit 2014. pika tjetër e kërkuar nga qeveritë e Europës lidhet me kërkimet shkencore, objektivi tjetër lidhet me zgjerimin në nivel botëror të hapjes së tregut përmes marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare. Në pikën e gjashtë ripropozohet objektivi për reduktimin e barrës administrative të rregullave të BE që rëndojnë mbi bizneset. Kërkesa e shtatë është promovimi i një tregu pune funksionant që të mundësojë një punësim më të lartë kryesisht të të rinjëve, grave dhe punonjësve më të vjetër. Dhe në pikën e fundit, të letrës drejtuar Barrosos dhe Rompuy, qeveritë e BE kanë propozuar ndërtimin e një sektori financiar më të shëndoshë, dinamik dhe konkurrues, që të mundësojë vende të reja pune dhe të garantojë mbështetje qytetarëve dhe bizneseve.