E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Kriza s’është greke, por evropiane

Vendime të rëndësishme në lidhje me krizën e borxheve, të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e eurozonës, pritet të marrin liderët evropianë në samitet të njëpasnjëshme duke filluar nga dje, e duke përfunduar të mërkurën e ardhshme në Bruksel.

Takimi ka objekt themelor gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për krizën në Eurozonë, funksionimin e mekanizmit të mbështetjes, prerjen e borxhit grek dhe forcimin e bankave.

Para fillimit të samitit të liderëve të BE, kryeministri grek, JorgePapandreu, iu bëri atyre një apel për të qenë më efikas dhe më të shpejtë në vendime.

Kryeministri Papandreu deklaroi për gazetarët se "kriza ekonomike nuk është greke, por evropiane”, duke përsëritur se Greqia ka dëshmuar se po ndërmerr hapat e nevojshëm për ta bërë ekonominë e vendit të qëndrueshme.

"Ne jemi njerëz krenarë që meritojnë respekt," tha Papandreu, duke shtuar se grekët kanë marrë përgjegjësitë e tyre me dhimbje të madhe. "Kriza nuk është greke, por evropiane.

Si evropianë, ne duhet të veprojmë me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, "tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›