E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet kesti shpetoi Greqine nga falimentimi

Ministrat e Financave të Eurogroup ranë dakort për lëvrimin ë këstit të rradhës prej tetë miliardë eurosh, kësti i fundit i  huave që arrijnë në 110 miliardë euro e për të cilat FMN  dhe BE ranë dakort një vit më parë. Pa këtë pagesë  Greqia do të shpallte falimentin në mesin e muajit të ardhshëm e sipas analistëve  do të thellonte dhe më krizën në ekonomitë më të mëdha të eurozonës të tilla si Spanja duke shkaktuar  humbje dhe në sistemin bankar europian.  

Kësti u akordua pavarësisht se ekspertët e trojkës rekomanduan hapa dhe më drastikë për të  reduktuar nivelin alarmat të  borxhit që shkon në 110 %. Diskutimet pas dyerve të mbylluara patën në  fokus dhe fondin e përbashkët të stabilitetit e zgjerimin e tij tani që kriza është përhapur më tej në eurozonë . Kontrollorët specialë të Bankës Qendrore Evropiane, të Komisionit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar e rekomanduan të enjten këtë injeksion të ri financiar.

Pas dakordimit të grupit të euros për ndihmat e tjera për Greqinë maratona e negociatave për përgatitjen e samitit të BE-së në Bruksel vazhdon me një takim të ministrave të Financave të 27 vendeve anëtare. Ndër të tjera do të diskutohet për rregulla më të ashpra të kapitalit për bankat.

Për shkak të krizës së euros, Bashkimi Evropian anuloi dhe samitin me Kinën, të parashikuar për ditën e martë. Presidenti i Këshilit të BE-së, Herman van Rompuy, i ka sqaruar në një telefonatë kryeministrit kinez, Ven Jiabao, gjendjen në këshillimet për krizën, njoftoi një zëdhënës në Bruksel. Van Rompuy i është lutur kryeministrit kinez për shtyrjen e samitit, të planifikuar të mbahej në vendlindjen e Ven-it, Tianjin.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›